E martë, Mars 31, 2026
Ballina Aktualitet Grupi “Homeland Justice” pretendon se ka kryer sulm kibernetik në sistemet e...

Grupi “Homeland Justice” pretendon se ka kryer sulm kibernetik në sistemet e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

0
10

Grupi i hakerave “Homeland Justice”, pas Kuvendit të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare, pretendon se sot kanë sulmuar edhe sistemet e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Në një njoftim të dhënë në grupin e tyre në Telegram, pretendojnë se kanë arritur që të futen në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë duke marrë të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve.

Ndërkohë, deri tani nuk ka një reagim nga këto institucione lidhur me sulmin kibernetik të pretenduar.

Zjarr Tv Ad