Grupi i punës për bashkimin e PD, Berisha: Jemi të hapur për diskutime me cilindo demokrat, Basha u arkivua me dorëheqjen e tij

0
74

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është i gatshëm për diskutime që do të çonin në bashkimin e Partisë Demokratike.

I pyetur për grupin e punës të propozuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se partua është vullnetplotë për të diskutuar dhe debatuar me çdo anëtar të saj.

Për Lulzim Bashën, Berisha u shpreh se “Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë”.

Pjesë nga deklarata për mediat e Berishës:

Së pari, dua të garantoj demokratët të të gjitha niveleve, se Partia Demokratike është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar, debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai. Jemi të hapur. Të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë. Natyrisht fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin më të plotë të 11 dhjetorit e mori në datën 6 mars. Në këtë kontekst, PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë, dhe ky është grupi parlamentar. Unë gjykoj se debati brenda grupit parlamentar të PD-së, mund të zhvillohet dhe gjykohet për çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Ftoj miqtë e mi, të mos harrojnë që Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur të ekzistojnë dy PD.

Ia kam bërë të qartë Lulzim Bashës, se anëtarësia është në 6 mars. Në grupin parlamentar janë të gjithë përfshi edhe Lulzim Bashën, dhe urdhëroni të bëjmë debat. Sigurisht, grupi parlamentar është vetëm një.

Zjarr Tv Ad