Hakerimi i MEMEX/ Në listën e të dyshuarve si kriminelë edhe këngëtari i ‘Qejf o qejf o qerrata’

0
221

Hakerat iranianë publikuan dje listën me eksponentët kriminalë në Shqipëri, duke treguar kështu se sulmet e tyre kibernetike janë futur deri në sistemin MEMEX që duhej të ishte sistemi më i sigurt, por qeveria shqiptare praktikisht dështoi për ta mbrojtur.

Pas publikimit të listës me të skeduarit si kriminelë në vendin tonë, u vunë re emra të njohur të politikës, konkretisht të Elisa Spiropalit, Mimi Kodhelit, Niko Peleshit, Luan Duzhës, por veç këtyre pjesë e listës mësohet se është edhe këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj. Ky i fundit u bë i njohur pas publikimit të këngës së titulluar ‘Qejf o qejf i qerrata’.

‘Do këndojmë e bëjmë shaka, qejf o qejf o qerrata. Ku ka zjarre e ku del tym, ku na vete kënga qyp’, është ky refreni i këngës së kënduar nga Spartak Xhaferraj i cili nuk dihet ende përse është pjesë e listës së personave të dyshuar si kriminelë.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit dhe mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo person të dyshuar si kriminel në Shqipëri. Hakerimi i MEMEX nga Homeland Justice tashmë e zhbën këtë sistem.

Zjarr Tv Ad