Halit Valteri trondit Opinionin me deklaratën për Berishën: Kanë “humbur” jetën 300-400 njerëz në Tropojë për një…

0
290

Ish-deputeti Hali Valteri deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se kanë humbur rreth 300 apo 400 njerëz në Tropojë. Sipas tij në gjithë këto vite politikë ka qenë mëse e qartë se çfarë personazhi ka qenë Sali Berisha.

“Janë vra.rë mbi 300-400 veta në Tropojë nga përplasjet që kanë nisur për një sharje që i thoshte e dua të lidhur në Tiranë, e dua me vete në Tiranë atë, kështu që flasim për një personazh që në 30 vjet ja ka treguar mirë shqiptarëve se çfarë është i aftë të bëjë, se çfarë është i aftë të sjellë, se çfarë është i aftë të mbjelli në këtë vend,’ – u shpreh Valteri.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për të. Seanca, e cila u zhvillua në Spitalin e Traumës, aty ku është i shtruar Shehu, zgjati vetëm pak minuta.

Zjarr Tv Ad