“Hapi pasardhës shpresoj të jetë ai i reciprocitetit për targat”, Shehu për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Në se ne nuk mbrojmë interesat tona, askush tjetër s’do mund ta bëjë

0
47

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se nëse ne nuk mbrojmë interesat tona, askush tjetër nuk do mund ta bëjë në një reagim pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Shehu thekson se kjo u arrit nëpërmjet dialogut, mbas qartësisë insistuese të Kosovës, qëndrimit racional të opinionit shqiptar në tërësi që lehtësuan edhe ndërhyrjet e misionit SHBA-BE në realizimin e kësaj arritje pozitive e produktive.

Sipas tij, kjo u realizua pavarësisht kërcënimeve të Vuçiç, presioneve të Ramës për t’u futur në “kurthin” serb të “Ballkanit të hapur” e lëkundjeve të disave.

“Ishin ato qëndrime racionale, në përputhje me interesat tona strategjike, që ndihmuan në krijimin e një sintonie e mbështetje nga partnerët”, deklaron Shehu.

POSTIMI I PLOTË

Në qoftë se ne nuk do të mbrojmë interesat tona, askush tjetër nuk do mund ta bëjë këtë.
E tregoi këtë dhe marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi, si pjesë e “reciprocitetit”.

Hapi pasardhës besoj e shpresoj të jete ai i reciprocitetit për “targat”. Të domosdoshme këto për rrugëtimin drejt njohjes reciproke, si qëllimi final për vendosjen e marrëdhënieve normale midis dy shteteve sovrane. Kjo u arrit nëpërmjet dialogut, mbas qartësisë insistuese të Kosovës, qëndrimit racional të opinionit shqiptar në tërësi.

Që lehtësuan edhe ndërhyrjet e misionit SHBA-BE në realizimin e kësaj arritje pozitive e produktive, mision që duhet falënderuar. Kjo u realizua pavarësisht kërcënimeve të Vuçiç, presioneve të Ramës për t’u futur në “kurthin” serb të “Ballkanit të hapur” e lëkundjeve të disave.

Ishin ato qëndrime racionale, në përputhje me interesat tona strategjike, që ndihmuan në krijimin e një sintonie e mbështetje nga partnerët. Më mirë se ne, askush nuk mund të mbrojë e argumentojë interesat tona, që janë sinkrone me të ardhmen europiane e perëndimore të Rajonit. Dhe këtë duhet ta bëjmë kudo pa komplekse, edhe ndaj partnerëve tanë.

N.q.s ne nuk do të jemi të qartë e këmbëngulës për këtë, apo akoma më keq, do të “mbrojmë” projekte ndesh me interesat tonë, si ai i “Ballkanit të hapur”, do të krijojmë së paku një konfuzion dëmtues edhe midis tyre. “Që të të ndihmojnë, së pari duhet të ndihmosh veten tënde”- thuhet në postimin  e Shehut.

Zjarr Tv Ad