Gjatë një vizite në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se qeveria e tij nuk do t’i japë llogari ambasadorëve për çështjen e Gjykatës Speciale.
Sipas tij qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve duke mos fshehur as habinë e tij për mosvotimin e ligjit të demarkacionit në Kuvend.
“Habitem se pse parlamenti ende nuk e ka votuar ligjin e demarkacionit por qeveria nuk ka çfarë të bëjë më shumë, sepse e kemi çuar raportin në parlamenti. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedhur, nuk i japim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kemi punëdhënës ata, punëdhënës kemi parlamentin”,-tha Haradinaj.




