E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Himarë, sekuestro hotelit në ndërtim me gjithë truallin, financim prej 500 mijë...

Himarë, sekuestro hotelit në ndërtim me gjithë truallin, financim prej 500 mijë eurosh

0
41
Zjarr Televizion Adccccc

Policia e Vlorës njoftoi se në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vënë në sekuestro preventive një hotel në ndërtim.Ky ndërtim, i  lejuar në 2018  nga bashkia e Himarës, është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator F. H. në një truall prej 700 m2 në Spile

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro. Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia e Vlorës njoftoi: Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe  toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad