E mërkurë, Prill 22, 2026
Ballina Aktualitet “Hiqe këmbën nga gazi…”, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier për të...

“Hiqe këmbën nga gazi…”, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier për të kujtuar familjen Gushi që u shua në aksident, mesazhet sensibilizuese

0
63

Ka nisur këtë pasdite protesta e paralajmëruar në Fier, në kujtim të familjes Gushi, e cila u shua në  aksidentin e së premtes në aksin Fier-Vlorë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga familjarët e viktimave, qytetarët dhe të afërmit kanë dalë në rrugë me pankarta në duar, ku kërkojnë drejtësi për 4 anëtarët e familjes fatkeqe; Eduart Gushin, 44 vjeç, gruan e tij, Silvana Gushin, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, përkatësisht 12 dhe 9 vjeçe.

Disa nga mesazhet sensibilizuese ishin për drejtuesit e mjeteve, që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kujdes teksa ngasin mjetet e tyre, duke shmangur aksidentet rrugore.

“Sa kushton jeta e një njeriu në Shqipëri?”, “Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër”, “Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim”, kanë qenë disa prej pankartave me mesazhe kushtuar aksidentit tragjik që ndodhi më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.

Zjarr Tv Ad