Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.
Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë.
“Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez.
Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre.




