Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ka shkuar dhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë ku ka kryer homazhe në nderim të tij.
Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit.
Më pas Begaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti dhe me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca.
Presidenca ka bërë me dije se gjatë takimit është dikskutuar për abetaren e përbashkët e cila do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë.
“Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e presidencës.




