Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: Shqiptarët s’janë gati për këtë lloj humori

0
1

Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.

Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.

“Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”

Bilali: Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.

Më poshtë spoti elektoral i deputetes socialiste:

Zjarr Tv Ad