E diel, Prill 12, 2026
Ballina Kuriozitete Hyqmeti, elektriçisti nga Librazhdi që rrit bletë dhe nxjerr 400 kg mjaltë...

Hyqmeti, elektriçisti nga Librazhdi që rrit bletë dhe nxjerr 400 kg mjaltë në vit

0
98

Në oborin e shtëpisë, Hyqmeti ka afro 20 koshere me bletë. 82-vjeçari ka qenë elektriçist, por kjo nuk e ka penguar atë të trashëgojë traditën familjare, e cila zë fill nga gjyshi i tij.
Veç prodhimit të mjaltit, bleta shquhet edhe për qumështin e saj. Sipas Hyqmetit një koshere mund të nxjerr deri në 2 gram qumësht. Ndërsa vite më parë ai ka arritur deri në 400 kg mjaltë për një sezon.

Familja Xhani do të vazhdojë të merret me rritjen e bletëve. Tradita afro dy shekullore do të pasohet nga djemtë e Hyqmetit. Këta të fundit kanë nisur me kosheret e para, por edhe 82-vjeçari nuk i druhet moshës për të vazhduar më tej këtë pasion/

Zjarr Tv Ad