I biri pranë, Basha kujton Sokol Olldashin: Nderon trashëgiminë

0
50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veccanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Nuk ka munguar një mesazh i Bashës edhe për Sokol Olldashin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

Ai tha se do bëjnë gjithçka që në krye të PE të jetë kandidate i PPE Manfred Weber.
“Ju jeni të angazhuar në fushatë, në vendet tuaja në partitë tona simotra. Ju përgëzoj dhe ju jap mbështetjen time të plotë.
Unë e di që falë përkushtimit edhe tuaj edhe të rinisë në mbështet të PPE-ve në Europë ne do ia dalim që më 26 maj të konfirmojmë në Parlamentin Europian edhe njëherë PPE, partinë tonë si forca më e madhe politike dhe të bëjmë gjithçka që kandidati ynë, Manfred Weber të jetë kryetari i PE.
Ju përfaqësoni partitë forcat tona si motra. PD është krenare me bashkëpunimin që ka ndërtuar me gjithsecilën nga forcat politike që përfaqësoni. Jam shumë i lumtur që gjendeni sot në krahë të të rinjve demokratë, në krahë të studentëve demokratë të riorganizuar në grupimin rinor universitar demokrat dhe me këtë rast dua të përshëndes kryetarin e ri të këtij grupimi dhe dua t’ju them se prania juaj sot këtu ka një domethënie të madhe për ne”, deklaroi Basha.

Zjarr Tv Ad