I ekzekutuari në Elbasan, pamjet se si u arrestua në Itali me të vëllain

0
321

Vëllezërit Alibej janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”, hetimet e të cilit kanë nisur në janar të vitit 2012, kur skuadra antidrogë e Policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të zotëroj një bllok shënimesh  ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj.

Në raportin e policisë së Astit thuhet se operacioni “COCASH” i ekzekutuar më 4 qershor 2013 shkatërroi dy grupe trafikantësh droge të drejtuar nga shqiptarë me pjesëmarrjen e shtetasve italianë. Dy grupet e shkatërruar nga ky operacion ishin;

 Grupi i përbërë nga 3 shqiptarë; Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci, aktualisht (më 2013) i burgosur në Francë e Urim Shahinaj, i identifikuar ne Shqipëri.

Grupi i dytë i trafikantëve përbëhej nga dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, pa leje qëndrimi të rregullt në Itali por që banonin në provincën e Astit.

Ata administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit.

Hetimet kanë zbardhur se Alibejtë furnizoheshin me lëndë narkotike nga shqiptari Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar të jetë anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë e me depozita kokaine në Torino, Alessandrino e në provincën e Milanos.

Sipas raportit të Policisë italiane vëllezërit Alibej lëviznin të pa shqetësuar në territor dhe pse pa dokumente, të ndihmuar nga 2 të rinj italianë të cilët i kishin marrë me qira në emër të tyre, dy banesa ku jetonin dy vëllezërit shqiptarë e që ishin baza operative e trafikut të kokainës. Një prej tyre ishte femër e në emër të saj ishin blerë makinat e përdorura nga Alibejtë.

Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur.

Në grupin e Edrit e Erion Alibej bënin pjesë dhe shqiptarët; Gugash Hoxha, Engletjan Hasa, Julian Bullarj, Refatsi Lila. Shumica e të arrestuarve ishin pa leje qendrimi të rregullt në Itali o me dokumenta fallso. Në aktivitetin e tyre kriminal përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciccio, Bimbo etj. Përrgjimet ambinetale e telefonike kanë zbardhur se për trafikimin e drogës përdornin një gjuhë të kriptuar duke e kokaina identifikohej me fjalën “foto”.

Sipas policisë italiane vëllezërti Alibej kanë trafikuar kokainë në të gjithë territorin e Italisë veriorre e qëndrore.

Zjarr Tv Ad