I futi duart në fyt dhe e mbyti, zbulohet motivi vrasjes së nënës nga i biri

0
90

Të tjera detaje dalin për ngjarjen e rëndë në Korçë ku një 64-vjeçar ka mbytur me duar nënën e tij, me të cilën dhe jetonte prej vitesh.

Nazime Demollari, 84 vjeç u gjet e pajetë sot në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë, e pranë trupit ka qëndruar deri sa ka ardhur policia edhe i biri, që për ironi të fatit kishte të njëjtin emër me nënën por në gjininë mashkullore.

Autori i dyshuar i ngjarjes Nazim Demollari është gjetur nga policia pranë trupit të nënës në dhomën e gjumit, pak minuta pasi e kishte mbytur me duar.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë sjellja e 64-vjeçarit i cili ishte një përdorues i rregullt i alkoolit. Në sherr e sipër, ai i ka futur duart në fyt nënës së tij duke i marrë jetën.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet.

Në ato momente në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

Edhe fqinjët e familjes Demollari tregojnë se ishin në dijeni të problemeve të vazhdueshme të nënës me djalin. Nazim Demollari ishte divorcuar nga gruaja dhe që pas ndarjes jetonte me nënën e moshuar.

I papunë dhe pa asnjë të ardhur, 64-vjeçari i ishte dorëzuar pijes dhe grindjet me nënën e tij ishin të paevitueshme. Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë. E moshuara ka shenja në qafë, dhe dyshohet që djali ta ketë mbytur duke i vënë duart në fyt.

Zjarr Tv Ad