I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

0
0

Situata në Durrës është vështirësuar këtë të enjte, me daljen e lumit Erzen nga shtrati që ka sjellë shtim të sipërfaqeve të përmbytura në këtë qark. Sidomos në fshatrat e Sukthit dhe Katundit të ri, ku autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuim të menjëhershëm, të banorëve. Por jo të gjithë po i binden këtij urdhri.

Ndue Prenga është një prej tyre. Ai tregon për Klan News, se nuk mund të largohet për shkak të derrave e qenve që ka në shtëpi.

“Situata është shumë keq, katër herë jam përmbytur. Akoma s’kam larë borxhet e herës së parë, të dytë e të tretë.”, shprehet i moshuari. Ai shton: “Më kanë qit (nxjerrë) zero!”.

Qytetari tregon se uji i është futur në banesë rreth orës 4 e gjysmë të mëngjesit dhe se ai e ka kaluar të natën zgjuar nga meraku.

“M’i ka prish krejt, me mobilje, soba…”, rrëfen ai, duke shtuar se përfaqësues të autoriteteve kanë shkuar ta marrin për ta dërguar për evakuim në zonën e Vollgës në qytet, por ai ka refuzuar.

Prenga thotë se do të shkojë në ditët në vazhdim, por për momentin ka zgjedhur të qëndrojë: “Kam derrat e qentë, do shkoj se do shkoj por nesër e pasnesër”.

Zjarr Tv Ad