I riu bëhet për spital gjatë një sherri, prangoset i dyshuari

0
35

Një i ri në Shkodër përfundon në spital pas dhunës fizike gjatë një sherri.

Mësohet se i lënduar nga sherri ka mbetur një 20-vjeçar me inicalet B.Y., banues në lagjen “Liria”.

I riu ka pësuar dëmtime në nofull i cili pasi mori ndihmën e parë në spital e Shkodrës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë S.D., 17-vjeç, banues po ashtu në lagjen “Liria”.

Materialet hetimore u referuan pranë Prokurorosë së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad