Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka pranuar ankesën e Partisë Demokratike në lidhje me vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata për certifikimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.
ILD njofton se kanë nisur hetimet në lidhje me procedurën e ndjekur dhe vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.
Ankimimi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili edhe ditën e djeshme akuzoi gjyqtarin Zhukri se vendosi datën e çështjes pa patur dosje të plotë.




