Ilir Meta: “Rama duket i gjatë, por ne do ta palosim atë”

0
48

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me strukturat e PL në Berat, se Kryeministri Rama e kishte dhënë vetë lejen për ndërtimin e resortit, por tani po hakmerret pasi grupi mediatik që ka pronari i resortit nuk u nënshtrohet urdhrave redaksionalë të kreut të qeverisë.

“Shikoni se çfarë bën ky hajdut, vete çon ruspat në një nga resortet me prestigjioze, 25 vjet resort që në 1994. Prish ndërtim me leje që e ka dhënë vetë, e patë edhe pemën e jetës, ia kishte dhënë edhe ngjyrat si do bëhej hoteli dhe pishinat. Sepse nuk paska paguar taksat dhe na qenka shqetësuar shumë. Nuk ishte kjo arsyeja. Edhe inceneratori i Tiranës është me leje me kusht, njësoj si ky investim. Por shkoi duke i prishur gjumin 400 turistëve që ishin atje.

Atje nuk shkon IKMT se ai është një monument kombëtar dhe ndërkombëtar i korrupsionit që do mbrohet personalisht nga vetë Rama dhe vazhdojnë ata janë në kërkim dhe lekët shkojnë, pastaj sesi ndahen e kuptoni vetë. Kjo ishte një hakmarrje pse një grup mediatik ka publikuar disa skandale në dogana dhe tatime”, tha Meta.

Ndërkohë, sipas kreut të PL, Kryeministri është kleptoman, i cili kënaqet kur sheh të tjerët që vuajnë dhe vjedh edhe ata, të cilët nuk i bëjnë punë. Por Meta u zotua se Kryeministrin do ta dënojnë me ligjet që vetë kjo maxhorancë ka miratuar. “Nuk do bëjmë ligje speciale për Edi Ramën, do ta dënojmë me firmat e tij, nuk do të vëmë njeri të falsifikojë as firmën, siç bën ai. Të gjitha përrallat do heqë Saliun dhe do heqë Ilirin, i bën vetëm t’u jap zemër bedelëve të tij që të firmosin dhe të vjedhë sa më shumë.

Është kleptoman, kleptomani vjedh dhe një gjë që s’i duhet, e ka sëmundje.

E ka për kënaqësi kur të tjerët vuajnë, kur vrasin veten për një faturë energjie. Ndaj në këto momente historike ju ftoj të shndërroheni në misionarë të së vërtetës. Duhet në Bashkinë e Beratit përditë të jeni në investigim të korrupsionit që ndodh në bashki. Këtë punë të bëjnë të gjithë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Ju e kuptoni se çfarë ndodh në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, ku nuk ka asnjë këshilltar opozitar. Kjo na vë përpara përgjegjësisë për të qenë më aktivë dhe për të pasur iniciativë denoncuese. Zgjedhjet vendore do të bëhen në kohën e tyre dhe ka një uri të jashtëzakonshme për të rivendosur llogaridhënien në nivel vendor. U bënë 60 bashki atëherë me qëllim që do zvogëlojmë administratën dhe do rrisim shërbimet. Numri i administratës sot është mijëra e mijëra më shumë, vetëm për funksion elektoral”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad