Inventari i pyjeve gati për kontroll, i dyti në vend që pas vitit 1990

0
882

Çfarë ka ndodhur me pyjet në Shqipëri gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, pritët të mësohet vitin tjetër.

Inventari kombëtar i pyjeve, pjesë e Projektit për Shërbimet Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, pritet të fillojë së shpejti dhe do të ofrojë informacion të përditësuar mbi gjendjen aktuale të pyjeve në vend.

Ky proces kryhet çdo dhjetë vjet dhe jep informacion mbi ndryshimet e ndodhura gjatë një dekade. Ai, gjithashtu, ofron të dhëna të rëndësishme mbi biodiversitetin në vend.

Inventari i pyjeve bëhet 1 herë në dhjetë vite dhe jep të dhëna të detajuara  mbi shtimin e ose pakësimin e bioversidtetit në nivel kombëtar dhe shërben për azhurnimin e të dhënave kadastrale.

Ky është inventari i dytë i radhës. Do të fillojë dhe do të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të japë një panoramë të qartë se çfarë ka ndodhur me fondin pyjor gjatë tranzicionit.

Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2015, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore.

Shqipëria ka humbur 170 kilometra katror pyje që nga 1990 dhe Bosnja ka humbur 250 kilometër  katror pyll  në të njëjtën periudhë, teksa vendet e tjera të rajonit kanë rikuperuar mijëra hektarë.

Maqedonia fqinjë  e shtoi sipërfaqen pyjore me 720 kilometër  katror që nga 1990, Mali i zi me e shtoi me 2010 kilometër  katror, Greqia me 7550 kilometër katror, teksa Kosova ka ruajtur sipërfaqet e 1990 pa dëmtuar as shtuar asnjë kilometër katror pyll.

Një studim i fundit i Bankës Botërore bazuar në të dhënat satelitore vlerëson se ka 3 trilionë pemë në tokë ose mbi 400 pemë për person. Banka thotë se ka më shumë pemë në Tokë se yjet në Rrugën e Qumështit.

Pyjet janë çelësi për klimën, ujin, shëndetin dhe jetesën. Por globi ka humbur 1.3 milion kilometra katrorë pyje që nga viti 1990 sidomos në Afrikën e Jugut.

Pyjet mbulojnë një të tretën e tokës në botë. Në fillim të shekullit të 20, zona pyjore e Tokës është rreth 50 milion kilometra katrorë. Ky është zvogëluar nga viti në më pak se 40 milionë kilometra katrorë. Shumica e kësaj rënie është shkaktuar nga rritja e kërkesës për pyjeve dhe produkte letre, si dhe për përdorimin e tokës bujqësore.

Në 25 vitet e fundit, pyjet në botë u tkurrën me 1.3 milionë kilometra katrorë. Që do të thotë se që nga viti 1990 ka humbur sipërfaqe pyjore sa madhësia e Afrikës së Jugut. Një tjetër krahasim është se që nga viti 1990, ne kemi humbur ekuivalentin e 1000 fushave të futbollit të pyjeve çdo orë.

Marrë nga Monitor.al

Zjarr Tv Ad