E shtunë, Prill 11, 2026
Ballina Aktualitet  Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Erik Adams pajiset me pasaportë shqiptare

 Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Erik Adams pajiset me pasaportë shqiptare

0
11

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Nuk janë bërë publike ende detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë.

Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.

Kujtojmë se Adams ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.

Zjarr Tv Ad