Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Sipas burimeve dyshohet se ardhja e tij ka të bëj me hetimet për 21 Janarin, protesten që çoi në vrasjen e 4 protestuesve më 2011.
Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar!
Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.




