Ishte duke punuar, lëndohet minatori në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Tiranës

0
38

Një minator është lënduar gjatë kohës që po punonte në minierën e kromit në Bulqizë. Policia njofton se rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

51-vjeçai është dërguar në spitalin e Bulqizës fillimisht dhe më pas është nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës,  është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad