Ishte duke udhëtuar me biçikletë, makina përplas 62-vjeçarin

0
51

Një aksident me vdêkje ka ndodhur sot në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku nje mjet ka përplasur një 62-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale.

Njoftimi i Policise:

Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njohtohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad