E enjte, Gusht 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Itali, gjendet hashash me vlerë 60 milionë euro një varkë me vela

Itali, gjendet hashash me vlerë 60 milionë euro një varkë me vela

0
28

Operacioni i koduar “Libeccio International”  ka çuar në zbulimin e një rrugë të re e trafikut të hashashit drejt brigjeve italiane.

Pas sinjalizimit të autoriteteve franceze, policia financiare dhe roja bregdetare italiane kanë kapur në ujërat e brigjeve siciliane një varkë me vela, e cila transportonte mbi 6.2 tonë hashash nga Spanja drejt Italisë.

Barka “Luna III” e nisur nga brigjet spanjolle u gjet mbrëmjen e 10 prillit pas 72 orësh kërkimi në det të hapur.

Hashashi, i 5 cilësive të ndryshme, ishte konfeksionuar në 231 thasë lecke të emërtuar me simbole e numra mes të cilave dhe një markë e njohur automobilistike.

Vlera e drogës sipas autoriteteve italiane do të sillte një përfitimi prej 60 milionë euro.

Në pranga janë vënë 3 anëtarët e e ekuipazhit me shtetësi spanjolle.

Autoritetet italiane informojnë se nga vera e vitit të kaluar e deri më sot ky është i 5-ti mjet lundrues i kapur me drogë, e i nisur nga Spanja drejt kanalit të Sicilisë.

 

Zjarr Tv Ad