Analisti Andi Bushati ka reaguar pas deklaratave të ambasadores amerike Yuri Kim, lidhur me incidentin e sotëm në Parlament, ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu nga foltorja deputetin e PD Enkelejd Alibeaj.
Për analistin Andi Bushati, ambasadorja Yuri Kim është përlyer aq keq me punët në Shqipëri, saqë ka vendosur të bëhet edhe komentatore.
‘Kur ambasadoret përlyhen aq keq në punët e një vendi sa bëjnë dhe rolin e komentatorëve të boksit’, shkruan Andi Bushati në faqen e tij në Facebook.




