Jeni kthyer në vasalë të Serbisë, Spiropali iu përgjigjet akuzave të Berishës: Keqardhje për të dy ju,

0
68

Ka nisur me replika seanca e sotme në Kuvend, ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë shqiptare se është kthyer në një vegël të Serbisë  ndaj edhe nuk reagon me rezolutë për situatën në Ukrainë.

Berisha: Qëndrimi i këtin parlamenti është i turpshëm, ky parlament nuk merr përsipër që të votojë një rezolutë për të dënuar Rusinë që është nismëtare e betjës së tret botërore. Nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur sovran. Ky parlament mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Rusisë së vogël, apo Serbisë.

Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit, atje bjenë bomba ndaj njerëzve të lirë dhe të pafajshëm, ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Berishës, por edhe Bashës, që foli më herët për inceneratorët iu përgjigj Elisa Spiropali, e cila tha se opozita është shndërruar në grimca gjithnjë edhe më të vogla.

Spiropali: Keqardhje kur i shoh të dy njëri ngjitet tjetri zbret, por në fakt janë të dy të rrëzuar dhe nuk e kuptojnë. Zoti Lulzim Basha nuk e kuptoj se ku e gjeni ju guximin që të ngriheni dhe të përsërisni të njëjtën kasetë, ku u pa qartë se ai Komision, duhet të ishte pagëzuar më mirë si komisioni i malit që polli disa miushë.

Zjarr Tv Ad