Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti në Izrael këtë të shtunë, ndërsa kërkoi ndihmën e ekspertëve për të forcuar sistemin kibernetik të vendit tonë pas disa sulmesh nga Irani, që detyroi vendin të ndërpresë marrëdhëniet me Teheranin.
Në lidhje me këtë vizitë të kryeministrit ka shkruajtur dhe media prestigjoze “Jerusalem Post”, ku ka bërë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Izrael Rama do të takojë kreun Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë lider izraelite në këtë fushë, si kryeministrin yair Lapid, presidentin Isaac Herzog dhe liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu.
Sulmi kibernetik në Shqipëri kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike dhe sistemeve dixhitale, hakimin e të dhënave shtetërore dhe vazhdimin e kaosit. Hakerat publikuan të dhënat e e anëtarëve të qeverisë shqiptare.
Rama tha në shtator se vendimi i vendit të tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin ishte një “përgjigje ekstreme”, që është e padëshiruar por totalisht e detyruar ndaj rrezikut të sulmit kibernetik që kërcënoi të nxisë kaos dhe pasiguri në vend”.
Kryeministri gjithashtu kërkon të organizojë një samit të liderve të Ballkanit për të forcuar lidhjet me shtetin Izrael në fushat e energjisë, agrikulturës, kibernetikës etj.
Shqipëria, një shtet me shumicë myslimane, pati marrëdhënie me Izraelin që prej 1991. Është vend i vetëm në Europë me numrin më të madh të popullsisë hebreje që pas Luftës së Dytë Botërore para dhe pas tij.
Vendi kishte 200 banorë hebrenj para luftës, një shifër që u rrit në 2000, shumë prej tyre ishin hebrenj të strehuar nga shtete të tjera. Shqipëria, ishte një nga vendet e para myslimane që miratoi Rezolutën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin në vitin 2020.




