E premte, Gusht 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Jo më zgjedhje në qershor, ndryshon periudha kur shqiptarët do të votojnë

Jo më zgjedhje në qershor, ndryshon periudha kur shqiptarët do të votojnë

0
548

Palët politike në Komisionin për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Ka pasur dy propozime 15 prill deri në 15 maj ose 1 tetor deri në 31 tetor.  Por palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill – 15 maj.

Sipas anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në muajin qershor ka ndikuar negativisht sa i përket procesit të turizmit.

Nëse zgjedhje e 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që zgjedhjet parlamentare të jenë mes periudhës 15 prill-15 maj.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ishte planifikuar të përfundonte në 15 mars, por për shkak të koronavirusit ky afat është shtyrë.

Zjarr Tv Ad