Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të organizojë një darkë joformale me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.
Tradita e mbajtjes së një darke të tillë joformale është nisur nga paraardhësja e Borrell, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat ai përballet.
Nga Shqipëria, i pranishëm në këtë darkë do të jetë kryeministri Edi Rama.
Pjesëmarrja në darkën në Bruksel e kanë konfirmuar: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Nga Kosova do jetë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara. Para darkës joformale, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.




