E enjte, Korrik 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade Juventus arrin akordin me Realin, Ronaldo transferohet për 105 milionë euro

Juventus arrin akordin me Realin, Ronaldo transferohet për 105 milionë euro

0
231
Zjarr Televizion Adccccc

Cristiano Ronaldo është drejt zyrtarizimit si futbollist i Juventusit, me Realin e Madridit që ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë. Zyrtarizmi i largimit të tij nga “Santiago Bernabeu” pritet të ndodhë brenda pak orëve. Presidenti i madrilenëve, Fiorentino Perez, ka respektuar dëshirën e Ronaldos për tu larguar dhe ka lejuar atë që të nisë një aventurë të re në Seria A. Marrëveshja thuhet se është arritur për shifrën e 105 milionë eurove, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”. Ndërkohë presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka udhëtuar në Greqi, aty ku Ronaldo po kalon pushimet, në mënyrë që të sigurojë firmën e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi madrilen që ka falenderuar portugezin për 9 vitet e kaluar tek ta.
“Sot, Reali i Madridit dëshiron të shprehë mirënjohjen tonë për një lojtar i cili ka dëshmuar se është më i miri në botë dhe i cili ka përcaktuar një nga kohët më të ndritshme në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror. Përtej titujve të vendosur, trofeve të fituara dhe triumfit të arritura në fushë gjatë këtyre nëntë viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit. Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej 16 tituj, duke përfshirë katër Ligat e Kampionëve, tre prej tyre radhazi dhe katër në pesë sezonet e fundit “Në bazë individuale, me fanellën e Real Madridit ai ka fituar katër Topin e Artë, dy Më të mirat dhe tre çizme ari, midis shumë çmimeve të tjera. Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”.-lexohet në deklaratën e klubit “Los Blancos”. Aventurës së Ronaldos tek Real Madrid i ka ardhur fundi.

Zjarr Tv Ad