Analisti Andi Bushati duke iu referuar situatës së paprecedentë që ka shkaktuar ndërhyrja e paligjshme e IKMT me urdhër politik në ambientet e Prestige Resort në kulmin e sezonit, dhe pse gjithcka është e ligjshme dhe e rregullt, ka risjellë në kujtesë një bisedë telefonike të tij me kryeministri Edi Rama.
Sipas Bushatit, kjo bisedë është bërë në fillim të viteve 2000, kur asokohe Fatos Nano kryeminister, “nisi fadromat per te prishur fshatin ADA sepse donte ti bente presion TV Klan”.
“Mbaj mend ato dite nje telefonate nga Edi Rama: “Qeka çmen qorri- me thoshte-, ka lujt menç, nuk mund te sillet nje kryeminister keshtu me mediat, a e kupton ai sa dem i ben vetes e pastaj dhe ne te gjitheve”, shkruan Bushati.
Sipas tij, Nano jo vetëm që ndenji dhe 3 vite kryeministër, por “madje mundi dhe vete Ramen ne kongres, çka tregon se çmenduria ose luajtja mendsh, nuk jane parakushte per ta lene kete post…”
Postimi i plotë nga Andi Bushati
Ketu e shume kohe me pare, nga fillimi i viteve 2000, Nano, athere kryeminister, nisi fadromat dhe ruspat per te prishur fshatin ADA te Marsel Skendos dhe Julien Roche, sepse donte ti bente presion TV Klan, ku ata qene aksionere mazhoritare.
Mbaj mend ato dite nje telefonate nga Edi Rama: “Qeka çmen qorri- me thoshte-, ka lujt menç, nuk mund te sillet nje kryeminister keshtu me mediat, a e kupton ai sa dem i ben vetes e pastaj dhe ne te gjitheve”.
Pas ketij episodi Nano ndenji dhe 2 – 3 vjet kryeminister, madje mundi dhe vete Ramen ne kongres, çka tregon se çmenduria ose luajtja mendsh, nuk jane parakushte per ta lene kete post…




