Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, i pranishëm ka qenë edhe deputeti deokrat, Ferdinand Xhaferraj i cili është një prej anëtarëve të këshillit.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, Xhaferraj ka thënë se ishte koha që tashmë kryetari të drejtonte PD-në pa dualitet pasi deri më tani kishte pasur dyshime nëse ishte vetëm një kryetar apo dy kryetarë. Më tutje ai propozoi që në rezolutën që Këshilli Pritet të miratojë ditën e sotme, të përfshihej edhe vizita e të dërguarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD:
Ka zera qe thone kryetari nuk bind. Po, e vertet, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi nje kryetar apo kemi 2. Tani eshte koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezolutën propozoj te perfshihet vizita e Escobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kësaj kohe përgjegjësinë e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18 peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje kuvend model.




