E enjte, Prill 9, 2026
Ballina Aktualitet Kamioni mbi turmën në Berlin, 12 të vdekur dhe 48 të plagosur,...

Kamioni mbi turmën në Berlin, 12 të vdekur dhe 48 të plagosur, ishte nisur nga Italia

0
1297

Tregu ku ndodhi ngjarja është në Breitscheidplatz, në afërsi të kishës Kaiser Wilhelm në Kurfuerstendamm.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit disa minuta pas tragjedisë, një person me origjinë afgane ose pakistaneze, ndërsa pasagjeri i tij, i cili dyshohet të jetë dhe bashkëpunëtor, gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Momentalisht nuk dua të përdorë fjalën atentat, ndonëse shumë të dhëna çojnë në këtë drejtim”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière.

Kamioni ishte nisur nga Italia dhe destinacioni final ishte Polonia. Mjeti duhet të ndalej në Berklin për të dorëzuar ngarkesën dhe drejtuesi i mjetit, kushëri i pronarit të kompanisë së transportit polake, kishte thënë se do të qëndronte atë mbrëmje.

Ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur gjatë udhëtimi

Zjarr Tv Ad