E martë, Prill 28, 2026
Ballina Aktualitet Kandidati demokrat që ka marrë më shumë vota se Basha, në njësinë...

Kandidati demokrat që ka marrë më shumë vota se Basha, në njësinë nr.10 në Tiranë…

0
122

Janë numëruar kutitë e njësisë numër 10 në Tiranë, sa i përket kandidatëve për deputetë të të gjitha Partive.

Ajo çfarë bie në sy në numrin e votave të marra nga kandidatët e PD , është se kryetari i PD Basha rendidet i dyti me 492 vota.

Ndërsa kandidati i PD me më shumë vota në këtë njësi është, Agron Shehaj me 525 vota.

Kandidatë të tjerë që kanë pothuajse të njëjtat vota me kryetarin e PD, janë edhe Ori Nebiaj dhe Dashamir Shehi.

Ndërsa rezultatet e partive politike në njësinë nr.10 të Tiranës janë si më poshtë:

Partia Socialiste – 6007 vota
Partia Demokratike – 4550 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim – 628 vota

Zjarr Tv Ad