Kandidati Thanasi: Më kollaj dal unë deputet në Durrës, sesa Edi Rama

0
77

Kandidati i koalicionit ABEOK në qarkun e Durrësit, Gjergj Thanasi, në një nga takimet përmbyllëse të fushatës elektorale ka shigjetuar sërish kryeministrin Rama.

“Më kollaj unë i katërti tek lista e ABEOK në Durrës bëhem deputet me vota direkte, sesa Edvin Rama që është i teti tek lista e Rilindjes”- tha Thanasi para gazetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari i njohur në Durrës ironizon kryeministrin Rama, pasi dhe gjatë konferencës së parë për shtyp, ai u shpreh:

“Meqë Rama premton çdo dy qytete premton nga një aeroport për Shqipërinë, unë do ta kaloj për rrena. Unë premtoj në Durrës tre pista skish në Currila me borë artificiale. A e ka Dubai, a e ka Abu Dhabi, ça ka Durrësi më pak.”,- tha Thanasi, disa javë më parë.

Thanasi është përfshirë drejtpërdrejtë në garën elektorale të 25 prillit, nën siglën e koalicionit ABEOK, i cili kryesohet në qarkun e Durrësit nga Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore. Ky nuk është angazhimi i parë politik i Gjergj Thanasit, pasi në vitin 2003 në zgjedhjet lokale, kur kandidoi për kryetar bashkie me logon e Partisë së Legalitetit, gazetari kujtohet nga shumëkush për fushatën e veçantë që zgjodhi të bënte, ndërsa shëtiste rrugëve të Durrësit i veshur me kostum dhe mbi një qerre.

Zjarr Tv Ad