Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm në një takim me banorët e Kamzës.
Në këtë takim, Berisha pati një dalje ndryshe nga herët e tjera. Këtë radhë, kryedemokrati mbante një kapele me numrin 1.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në vitin 2013 qytetarët shqiptarë paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit, ndërsa 12 vitet e fundit ranë poshtë e më poshtë.
“Nuk ikën shqiptarët se donin të iknin, por ikën se ilaçet nuk i blinin dot në vendin e tyre, por ikën se kreditë nuk i paguanin dot në vendin e tyre, por ikën se shtëpitë nuk i blinin dot në vendin e tyre. Dhe së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembullt, qytetarët e Kamzës, qytetarët e Shqipërisë, që në vitin 2013 paguheshin më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit, gjatë këtyre 12 viteve ranë poshtë e më poshtë.
Gjatë këtyre 12 viteve u varfëruan çdo vit e më shumë”, tha Berisha.



