E premte, Gusht 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Karantinë në shtëpi, nga 841 aplikime vetëm 372 të dënuar fituan “lirinë”

Karantinë në shtëpi, nga 841 aplikime vetëm 372 të dënuar fituan “lirinë”

0
34

372 të dënuar kanë përfituar lejen e posaçme tre mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit nga 841 të tillë që kishin aplikuar për qëndrim të përkohshëm në shtëpi.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se 469 kërkesa janë refuzuar për mosplotësim të kritereve formale, përgjigje negative nga organet ligjzbatuese, mungesë besueshmërie nga komisionet e IEVP-ve, mungesë të dokumentacionit shoqërues si pëlqimi i familjarëve etj.

Në Komisionin e Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë janë depozituar 221 ankime, ku vetëm 36 prej tyre janë miratuar.

Në një rast është revokuar leja e dhënë të dënuarit nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa 17 prej tyre nuk i ka pranuar familja.

Zjarr Tv Ad