“Ke bërë sera luleshtrydhesh në vendin e krimit”, Berisha i kthehet Spiropalit: Kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka

0
767

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë seancës parlamentare këtë të enjte. Spiropali e ka akuzuar Berishën për shkatërrimin e drejtësisë dhe kanabizimin e Lazaratit me “lejen e partisë”.

“Vetëm ju keni të drejtë të investoni në sera luleshtrydhesh në vendin e krimit? Vetëm ju keni të drejtë të merrni kredi me skema Ponzi?”, pyeti ministrja Spiropali, çka mesa duket e revoltoi Berishën, i cili iu përgjigj ashpër gjatë replikës.

DEBATI NË PARLAMENT:

Spiropali: Nuk the asnjë flaë sot për raportin e DASH, nuk kishe si të thoje, i ikën si djalli temjanit këtyre raporteve. Qeveria është mbështetësja më e fortë e sistemit të Vettingut që po e pastron drejtësinë sot nga ata të tutë. E kujton kohën e çiftelisë, kur të gjithë ishin rapsodë, dhe i kishe vënë fytyrën kanabizimit të Lazaratit. I kemi humbur disa beteja në kultivimin e kanabisit, por kemi fituar luftën se Shqipëria nuk përmendet më në raporte si vend i kultivimit të kanabisit.

Shiko sot se sa është qarkullimi i parave për shkak të legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore, jo për shkak të rapsodëve dhe çiftelisë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar në të bardhë dhe sot duan të vijnë këtu dhe të investojnë, ç’të keqe ka këtu. Vetëm ju keni të drejtë të investoni në sera luleshtrydhesh në vendin e krimit? Vetëm ju keni të drejtë të merrni kredi me skema Ponzi? Jo paratë e politikanëve, jo paratë e gjyqtarëve, drejtorëve, ato nuk legalizohen, por paratë e shqiptarëve që kanë punuar në të bardhë ato janë të mirëpritura dhe mund të vijnë këtu.

Berisha: Kur një zonjë flet në këtë mënyrë, nuk mund të prishësh gojën tënde dhe t’jka kthesh me ato që meriton. Fjala e vetme që them, kur nuk ke turp, thua gjitçka dhe bën gjithçka. Vij këtu i vetëdijshëm se përballem me një organizatë kriminale. Zonja që foli, që thirret rëndomë zonja 5 milionëshe nuk hyn tek anëtarët e mëdhenj të organizatës, por hyn si anëtar i saj. Ndaj keni në dorë të dilni, të shani me gjuhë ordineri. Jo se fjalori më mungon t’ju them një për një, por goja ime frenohet kur vjen puna para një zonje, gjithsesi. Por çfarë ke zonjë, a e kupton sa shpirtra shqiptarësh rëndojnë mbi ty. Jam mjek, jam njeri.

Zjarr Tv Ad