E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet “Ke dy muaj kohë të më japësh 10 mijë euro”, arrestohet në...

“Ke dy muaj kohë të më japësh 10 mijë euro”, arrestohet në Itali fieraku i shumëkërkuar

0
101

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 36 vjeçarit fierak Behar Aliaj, i cili do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi në 24 mars 2017 ka kërcënuar E.B se do ta vriste nëse për 2 muaj nuk do t’i jepte 10 mijë euro.

Njoftimi i Policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar:  B. A., 36 vjeç, banues në Fier

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Zjarr Tv Ad