Botuesi i “News24” dhe “Panorama Group”, Irfan Hysenbelliu, së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë.
Sipas “BalkanWeb”, kërcënimi ka ardhur nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24. Ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes.
Në lajm thuhet se avokatët e familjes Hysenbelliu do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.
“BalkanWeb” shkruan se familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News24 dhe Panorama Group, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit.




