Kërkesa me 4 pika për kryeministrin/ Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor: Të rritet trajtimi financiar!

0
38

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkon që të gjithë ata mjekë, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19  të shpallen dëshmorë të kombit. Me anë të një deklarate, Sindikata parashtron 4 kërkesa.

Në deklaratë  kërkohet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor si dhe rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Sindikata nuk harron të kujtojë që personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.

Të gjitha kërkesat janë këto: 1-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm; 2-Të bëhet sigurimi i jetës të personelit shëndetësor me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë;

3-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor; 4-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad