Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu thotë se progres raporti i publikuar më 12 tetor nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, e ka quajtur kryeministrin Rama sipas tij “vrasës të integrimit”.
“Me Edi Ramën rikthimi i vizave fatkeqësisht është i sigurtë.
Me Edi Ramën Shqipëria do të rikthehet në izolim total dhe shqiptarët nuk do kenë më mundësi të udhëtojnë pa viza”, shkruan Balliu në rrjetet sociale.
POSTIMI I PLOTE
Progres Raporti i KE emëron Edi Ramën: VRASËS TË INTEGRIMIT
Progres Raporti i KE vërteton regresin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe në rrugën e saj drejt integrimit.
Aktet e fundit të qeverisë për pasaportat e arta të qeverisë, që përkthehen në pasaporta me koncesion, kanë detyruar Europën të paralajmërojë rikthimin e vizave, pasi sipas tyre çdo terrorist, kriminel, oligark rus mund të blejë pasaportë në Shqipëri ndaj dhe nuk mund të ketë Shegen me pasaporta që janë në shitje.
Amnistia fiskale e Edi Ramës që nuk ka lidhje me emigrantët por ka lidhje me hajdutët e qeverisë dhe partnerët e saj që kërkojnë të legalizojnë paratë që i kanë vjedhur shqiptarëve me tendera dhe PPP e Ramës, është mbrojtje dhe legalizim i korrupsionit.
Korrupsioni vetë në Shqipëri sipas Raportit është shtrirë në çdo celulë të qeverisë dhe ka një rritje progresive.
Me Edi Ramën rikthimi i vizave fatkeqësisht është i sigurtë.
Me Edi Ramën Shqipëria do të rikthehet në izolim total dhe shqiptarët nuk do kenë më mundësi të udhëtojnë pa viza.
Edi Rama është RREZIK KOMBËTAR.




