Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Aldo Bumçi: Zgjedhjet e 6 marsit nuk janë lokale, janë thellësisht politike

0
49

I ftuar për të folur për zhvillimet e fundit në frontin e KQZ-së por edhe për fushatën në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në programin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’  ishte i ftuar anëtari i Komisonit të Rithemelimit z.Aldo Bumçi.

Flavio: Le ta fillojmë me shqetësimin më të fundit. Duke se përpjeket ligjore kanë dështuar dhe mbi të gjitha do të doja një vlerësim të tuajin personal për përpjeket me dokumenta në KQZ për t’ju rrëzuar rregjistrimin z.Bumçi. Si u ndjetë?

Bumçi: Po momenti që u morën ato vendime gjatë vitit të kaluar për të goditur opozitën edhe qëndrimet që ishin tërësisht jo politike. Kjo është një krizë politike, demokracie në Partinë Demokratike, kur një pakicë nuk njeh vullnetin e shumicës së anëtarve të saj, nuk njeh qëndrimin e kryetarëve të Partisë Demokratike. Institucioni më i rëndësishëm i partisë përbehet nga kryetarët e të gjithave niveleve. Kur ti nuk njeh kryetarët e partisë tënde dhe i zhvlerëson ato, i trajton si njerëz pavlerë atëherë çdo vendim tjetër është i pritshëm. Dhe siç u pa qëndrimet janë tërësisht kundër interesit të qytetarëve shqiptarë. Jo thjesht opozitarve por qytetarëve shqiptar. Por  tashmë është një çështje që i takon të shkuarës. Projekti për të dëmtuar, për të lënë këtë shoqëri pa opozitë, ka dështuar..

Dori: Ditën e djeshme u prezantua në Lushnje kandidati Elton Bano. Si ishte si aktivitet si atmosfera, si shkoi e gjithë gjëja?

Bumçi: Në përgjithësi ne jemi në një klimë entuziazmi që nisi me Foltoren dhe ai entuziazmën krijoi një shpresë që këtu edhe pse duket sikur Rama ka kapur gjithçka nga një anë dhe Lulzim Basha tashmë është personi tjetër në opozitë dhe këta të dy janë ata që shqiptarët duhet t’i pranojnë dhe kundër vullnetit të tyre, Foltorja krijoi shpresën që gjërat ndryshojnë dhe ky është lajmi më i mirë. Njerëzit shpresojnë dhe njerëzit besuan dhe u mbushën Foltoret, u mbush Kuvendi  në atë mot të vështirë dhe ne patëm një proces politik që i ka dhënë peshë dhe autoritet anëtarit të thjeshtë të Partisë Demokratike, i cili ishte një numër ,një statistikë por jo një njeri që vendoste për fatet e Partisë Demokratike. Dhe ne pamë anëtarë të Partisë Demokratike në këto gjashtë qytete të cilët vendosen se kush do të jenë kandidatët, nuk u përfshi Komisioni i Rithemelimit, nuk u përfshi z.Berisha, përveç vendosjes së rregullave të lojës. Dhe ky proces prodhojë këto gjashtë kandidatë. Janë pra kandidatë që vijnë nga anëtarsia e Partisë Demokratike nga këto qytete nga Lushnja, Durrësi, Shkodra, Dibra, Rrogozhina dhe Vora.

Flavio: Për të qëndruar me këmbë në tokë tek real-politika. Bindja të paktën e një pjesë të gazetarëve analizve e opinionit politik është që ndoshta mund të ketë një tolerancë për bastionin tuaj historic siç është Shkodra , mund të ndodhi noj suprizë Rrogozhinë, Vorë, Lushnje por Durrësin ta harroni, të paktën sipas asaj që është afera simpatike e Portit të Durrësit , simpatik janë 2 miliard euro. A jeni të shqetësuar për këto lloj implikimesh dhe ku mendoni se do të jetë më e ashpër përballja ? Ku mendoni se po luhet edhe politika edhe prapaskena politike?

Bumçi: Për mendimin tim përballja është kudo e njejtë. Edi Rama ka treguar se nuk fal asgjë, kur vjen puna tek zgjedhjet nuk nënvlerëson asgjë. E tregoi dhe me Dibrën në 2016-ën. Ai përfshiu gjithë shtetin siç dolën dhe në ato përgjime që normalisht duhet të kishin sjellë rënien e tij. Ai në një garë të pjesshme pa peshë, ai përfshiu gjithë shtetin sepse ai nuk toleron tek zgjedhjet. Dhe mendoj që edhe në Shkodër edhe pse është bastioni i Partisë Demokratike do të tregojë që e fitoi Shkodrën për herë të parë. Pra gara është e fortë kudo. Është e vërtetë që ne prej 22 vitesh nuk e drejtojmë Bashkinë e Durrësit. Por kjo është një arsye më shumë për qytetarët e Durrësit që të votojnë kundër Partisë Socialiste, kundër të gjithë atyrëve që e drejtuan këtë bashki dhe degraduan një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë . Gjiri i Durrësit është një nga Gjiret më të bukura, me një brez rëre. Vend që të afron përveç se plazhit dhe trashigimi kulturore, pra ai rrënim që i është bërë atij qyteti ka vulën e Partisë Socialiste. Të gjithë atyre që kandiduan në emër të Partisë Socialiste dhe sot të Edi Ramës si kryeministër , si deputet dhe si njeri që e ka mbështetur atë masakër. Pra unë shpresoj dhe unë besoj që qyetarët e Durrësit do të reagojnë me vote.

Edhe një fjali të fundit këto janë zgjedhje politike për të treguar që  ne nuk mund të pranojmë më një regjim që ta kthejë këtë vend në një çiflig të një personi të vetëm dhe pastaj njerëz që i shërbejnë atij, ky është mesazhi. Mesazhi është  që ne do të kthejmë shpresën në këtë vend. Të hapim rrugën e investimeve, të prespektivës europiane dhe jo të largimit të njerzëve,  pra është votë thellësisht politike. Njerëzit nuk duhet të hutohen me dinamikat e zgjedhjeve lokale, të cilat krijojnë aleanca lokale apo reagime ndaj emrave. Këto janë zgjedhje thellësit politike dhe shqiptarët duhet t’i trajtojnë si të tilla. Unë besoj se kjo shoqëri në 30 vjet ka zhvilluar antitrupat për t’i rezistuar një përpjekje të paimagjinueshme për të shkatërruar opozitën, për të shkatërruar çdo institucion që sjell ekulibër në këtë vend dhe për të pasur një sulltan, një person në krye. Pra ky është thelbi i këtyre zgjedhjeve :shpresë për ndryshim.

Zjarr Tv Ad