Kokalari – Alibeajt/ “Je njeri pa bosht si Gaz Bardhi”

0
91

Gjatë seancës së sotme parlametare, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që t’i japë zgjidhje DASH-it, duke iu referuar çështjes “Rakipi”.

Për këtë thirrje ka reaguar aktivistja Evi Kokalari, e cila thotë se çështja që duhet diskutuar nuk është raporti amerikan i DASH-it.

Teksa e quan Alibeajn njeri pa bosht, ajo deklaron se çështjet që duhen diskutuar janë gjendja ekonomike, spastrimi i Parlamentit dhe dinjiteti kombëtar.

“Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë.

Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njeri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.

Çështja është gjendja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.

Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.

Ja, kjo është çështja.

Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartasi përtej gënjeshtrave të tua”, shkruan Kokalari në rrjette sociale.

Zjarr Tv Ad