Komentatori Andin Lokaj është bërë viral, teksa në fillim të ndeshjes Juventus-Inter, ka pasur një kërkesë për Albin Kurtin.
Ai e ka quajtur atë si kryeministri më hajvan në histori, duke iu referuar etiketimeve që vetë Kurti iu ka bërë kundërshtarëve të tij, duke i quajtur hajvanë.
“Veç një dëshirë e kam sonte dhe dëshira më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit, të mos më dëgjojë sonte. Se me e dit që ai po më dëgjon sonte, unë tani e ndal komentimin dhe iki tek shtëpia. Kryeministri më hajvan në histori”, tha Andi Lokaj.
Sipas mediave në Kosovë, Lokaj ka komentuar ndeshjen deri në fund të pjesës së parë, pasi në pjesën e dytë ai nuk ka komentuar më.



