“Kompani pa staf dhe fshehin paratë publike”, PD nxjerr fakte të reja për inceneratorët

0
51

Anëtari i Këshillit Kombëtar Jamarbër Malltezi në një deklaratë nga selia blu i ka drejtuar sërish pyetje SPAK-ut për inceneratorët.

Malltezi këtë herë ka deklaruar se 4 kompanitë e inceneratorëve nuk kanë staf shërbejnë për të fshehur gjurmët e parave publike. Po ashtu ai ka shtuar se këto kompani kanë buxhet vetëm 50 mijë euro të cilat janë dhuruar nga Zoto.

Malltezi ka bërë të ditur kompania Geogenix është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina.

Deklarata e plotë e Malltezit

Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë

Ø  Integrated Energy
Ø  Geogenix
Ø  Almares Management
Ø  Residence Corporate Services

Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Tower – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

  1. Buxheti i secilës
    Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.
  2. Punonjësit e secilës kompani:
    Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

    LIDHUR ME PYETJET 4 DHE 5: Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
    PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish – Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Mega – Aferë është si gropë plehrash pambarim.

Zjarr Tv Ad