Kruja është rrethuar sot nga 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po ushtrojnë një kontroll blic nëpër fshatrat e zonës për parcela me kanabis.
Në këtë operacion janë bashkuar Policia e Tiranës, Policia e Durrësit dhe komisariati i Krujës.
Forcat policore nga Tirana po kontrollojnë zonat e Malësisë së Krujës, Niklën dhe Ishmit.
Nga kontrollet nga ajri me dron, janë konstatuar parcela të mbjella me kanabis në zona malore dhe zona pyjore.
Priten të jepen rezultatet e këtij operacioni që ka filluar në orët e para të mëngjesit.




