E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Korçë, përfshihet nga zjarri një prej lokaleve në qendër të pazarit. Ja...

Korçë, përfshihet nga zjarri një prej lokaleve në qendër të pazarit. Ja çfarë dyshohet

0
93

Ditën e sotme (1 tetor) është përfshirë nga flakët një prej lokaleve në qendër të pazarit të vjetër të Korçës.

Mësohet se flakët ishin ndezur në kuzhinën e lokalit, ndërsa është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses për lokalizimin e flakëve.

Sipas burimeve, flakët kanë nisur për shkaqe aksidentale, ndërsa fatmirësisht si pasojë e tyre nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në zonë është krijuar paksa panik për shkak se e diela ka një numër të lartë të vizitoreve në këtë zonë.

Zjarr Tv Ad