Korçë/ Tërmeti u prishi shtëpitë, 20 familje në qiell të hapur

0
36

Në Njësinë Administrative Miras në fshatin Vidohovë të Korçës janë dëmtuar gjithsej 20 banesa. Nga lëkundjet e forta të tërmetit të ditës së sotme janë çarë mure dhe kanë rënë suva të shtëpive të vjetra.

20 familjet e dëmtuara kanë nevojë urgjente për strehim, pasi në të kundërt do të mbeten në qiell të hapur.

Administratori bashkë me punonjësit e njësisë Miras vijojnë të ndjekin nga afër situatën në zonë, ndërsa kanë apeluar që t’iu vihet në ndihmë  një orë e më parë banorëve  të dëmtuar.

Prefektura e qarkut të Korçës njoftoi më herët se janë dëmtuar 60 banesa, ndërsa katër persona kanë marrë plagë të lehta.

Zjarr Tv Ad